Transmetuar më 17-02-2017, 13:44

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mesditën e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit pranë rrethrrotullimit të Skelës, ku një automjet tip "Betoniere Iveko" me targë VL 3586 C, me drejtues 56 vjeçarin B.H., ka aksidentuar një person i cili po qarkullonte me biçikletë. Për pasojë shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në vend.

Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e mjetit "Iveko", me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për zbulimin e shkaqeve të aksidentit./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd