Transmetuar më 16-02-2017, 15:07

Ajo është dalluar gjithnjë për shpirtin e saj sportiv. Aurela Gaçe nuk ka pritur më shumë se dy muaj pas lindjes dhe i është futur menjëherë palestrës.
Si duket instruktore ka kolegen dhe mikeshën e saj Soni Malaj e cila i qëndron pranë me kronometër në dorë teksa këngëtarja bën pompa.
Jemi të sigurtë që me Sonin tek koka, do të jenë ushtrime mjaft të rrepta këto për Aurelën e cila me humorin e saj ka kërkuar ndihmë për “masakrimin” që po i bëhet.
Gaçe ka hedhur një video në Facebook ku shihej duke kërkuar ndihmë dhe duke thënë se Soni po e “masakron” atë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





