Transmetuar më 16-02-2017, 14:28

Këngëtari 48-vjeçar Marc Anthony duket se nuk e harxhon kohën kot, teksa është parë në shoqërinë e një modeleje 21-vjeçare.

Sipas raportimit ekskluziv të TMZ, Marc është lidhur me Mariana Downing, modelen e Wilhelmina Miami disa muaj para se të ndahej nga bashkëshortja e tij. 

Ata janë takuar në një festë mbrëmjeje, dhe dëshmitarët thonë se ajo ra menjëherë në sy të Anthony, dhe shkëmbyen numrat e telefonit.

Ai ka telefonuar Marianën ditën tjetër dhe që atëherë ata janë bashkë. Divorci i Marc nga Shannon De Lima u përmbyll të hënën, ndërsa prej muajit nëntor ata nuk jetonin më bashkë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd