Transmetuar më 16-02-2017, 13:48

Gjykata e Tiranës ka dhënë paraditen e kësaj të enjte masën e sigurisë “arrest me burg” për dy nga të arrestuarit në lidhje me grabitjen e furgonit të bankës në rrugën drejt Rinasit më 9 shkurt.
Kështu, në qeli deri në përfundim të hetimeve do të qëndrojë Neim Avdulaj, 28 vjeç, ish-ushtar profesionist i Forcave të Armatosura, në bazën e Zall-Herit.
Po ashtu, të njëjtin fat do të ketë edhe Ernest Kupa, pronar i një biznesi privat, i akuzuar po ashtu për përfshirje në grabitjen e parave.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





