


Policia e Tiranës ka sekuestruar më shumë se gjysmë kuintali tritol e municione si dhe ka arrestuar një person në flagrancë.
Në kuadër të operacionit "Fuqia", është arrestuar 38 vjeçari Ylli Done, banues në Tepelenë (i dënuar edhe më parë) dhe janë sekuestruar 45 kg tritol, (309 kallëpe), 5 copë eksploziv plastik, 5 kuti me 500 kapesolla detonatore alumini, 10 granata mbrojtëse, 720 copë fishekë model 56.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe 10 ndezësa unifikues granatash, 1 qese transparente brenda të cilës iu gjet pluhur kafe me lëndë plasëse artizanale, një kovë plastike dhe dy çanta, dy qese të zeza dhe polipoleni të bardhë dhe një telefon "Nokia".
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake" parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





