Transmetuar më 15-02-2017, 15:55

Nëse keni ëndërruar të punoni një ditë (të paktën) me familjen Obama, atëherë ne kemi një lajm të mirë për ju.

Një raport i CNBC, kompania e njohur si “Zyra e Barack dhe Michelle Obama” ka filluar të kërkojë online disa punonjës për atë që supozohet të jetë një nga “intership”-et më të mira në SHBA.

Çifti Obama po përgatitet të nisë një program intership në Washington për plot 16 javë: nga 27 shkurti deri më 16 qershor.

Për të mbështetur këtë program, Barack po shkruan një biografi dhe po ndihmon të rinjtë të jenë aktivë në shoqëri e komunitet përmes këtij fondacioni.

Fatkeqësisht, aplikimi i parë është mbyllur më 8 shkurt, por mund të aplikoni sërish në një datë të dytë.  Aktualisht çifti Obama po shijojnë disa javë pushime pas 8 vjetësh mandat presidencialtë Barack.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd