Transmetuar më 15-02-2017, 12:59

Ju kujtohet mikesha e Draco Malfoy, Pansy Parkinson? Ajo luhej nga aktorja britanike Scarlett Byrne, e cila sot është e gjitha e rritur, në çdo drejtim. Madje ajo ka vendosur që të pozojë e zhveshur për revistën ikonë “Playboy”.

Bukuroshja 26 vjeçare ndau për Shën Valentin një foto të vetën në Instagram nën hashtagun “Lakuriqësia është normale”, i cili është edhe slogani i edicionit Mars-Prill të revistës legjendare.

Playboy vendosi që të kthehej në origjinë me fotot e zhveshura vetëm një vit pasi i largoi për të ndryshuar imazhin, dhe duket se ka vendosur që ta bëjë me emra shumë interesantë si Byrne. Të shohim sa sukses do të ketë britanikja në “karrierën” e saj të re.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd