Transmetuar më 15-02-2017, 09:45

Jeremy Meeks, i cili një vit më parë i vetmi vend ku mund të kalonte ishin korridoret e burgut, tashmë po përjeton një sukses të paparë në jetë.

Meeks që u bë i famshëm si i burgosuri joshës kur fotoja e tij e burgut u bë virale ka debutuar së fundmi në pasarelën e Javës së Modës në New York.

Jeremy, fotoja e të cilit me bluzën e burgut ngjyrë portokalli u bë e famshme në të gjithë botën, ka sfiluar për veshjet e stilistit Philipp Plein.

Modeli i ri me lëkurë të errët dhe sy ngjyrë bojëqielli impresionoi personazhe të njohura të botës së showbizit si Madonna apo Kylie Jenner.

Tashmë 32-vjeçari është duke bërë një jetë luksoze, ai ka një vilë përrallore dhe ka blerë edhe një Maserati 150 mijë dollarë. Në rrjetet sociale Snapchat dhe Instagram, ai u tregon vazhdimisht fansave të tij për jetën që po bën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd