Transmetuar më 14-02-2017, 21:28




I dënuari më i bukur në botë Jeremy Meeks, i cili 12 muaj më parë ishte në burg, tashmë po sfilon në javën e modës në Nju Jork. Krimineli u kthye në model pas publikimit të disa fotografive nga burgu. Tiparet e tij të mrekullueshme tërhoqën vëmendjen e të gjithë botës dhe kaq u desh që jeta e tij të marrë një tjetër drejtim. Ai mori oferta nga shtëpitë e modës dhe tashmë po sfilon përpara të famshmëve si Kylie Jenner, Paris Hilton dhe Madonna. Në vitin 2015 Meeks u dënua për armëmbajtje pa leje dhe municioneve dhe pjesëmarrje në banda kriminale. Babai i tre fëmijëve u lirua nga burgu në mars të 2016./noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





