Transmetuar më 14-02-2017, 20:41

Shkencëtarët për herë të parë kanë zbuluar fytyrën e shenjtit që mbron të dashuruarit dhe që ka jetuar rreth 1700 vjet më parë. Ekspertët në Brazil shprehen se Shën Valentini duket si fotografitë e postuara. Pasi studiuan kafkën e shenjtit, shkencëtarët arritën që të ndërtonin pamjen e tij në 3D. Eshtrat e trupit  dhe fytyrës u skicuan falë disenjatorit më të mirë në vend, Cicero Moraes. Zbulimi u bë një ditë para se miliona njerëz në të gjithë globin të festojnë ditën e të dashuruarve që mban emrin  e tij. noa.al