Transmetuar më 14-02-2017, 15:39

Një takim pozitiv e ka cilësuar në njoftimin e saj Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë takimin e Ambasadorit Donald Lu dhe Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta që u zhvillua paraditen e sotme.

Sipas deklaratës për shtyp, ambasadori Lu është angazhuar të vazhdojë të punojë ngushtë me parlamentin për zbatimin e reformës në drejtësi.

“Ambasada e SHBA ka besim të madh që me mbështetjen e Kryetarit të Kuvendit Meta, Shqipëria do të realizojë këtë reformë historike për të gjithë shqiptarët. Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ambasadori Lu diskutuan gjithashtu edhe për rëndësinë e reformës zgjedhore dhe procesin e dekriminalizimit”, thuhet në deklaratën e bërë nga ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Më herët edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta konfirmoi në një dalje për mediat edhe njëherë vullnetin për bashkëpunimin për zbatimin e reformës në drejtësi. Në takim tha ai u theksua dhe rëndësia e standardit të zgjedhjeve të ardhshme dhe përpjekjet për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

“Me ambasadorin dhe ekipin e tij, patën një takim tepër konstruktiv dhe bashkëpunues, i cili është në vrazhdën e zbatimit të reformës në drejtësi, në mënyrë sa më transparente parimore dhe institucionale.

Gjithashtu dhe në rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, të standardit të tyre dhe përmbylljes së reformës zgjedhore që duhet të ishte përmbyllur me kohë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR si dhe zbatim të ligjit të dekriminalizimit”, tha Meta.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd