
Pas më shumë se një jave kërkimi, më në fund është gjetur trupi i pajetë i 54 vjeçarit Fran Bardhi në lumin Fan të Mirditës.
Bardhi u mbyt më 4 shkurt teksa punonte buzë lumit, por rrjedha e furishme e tij rezultoi fatale për 54 vjeçarin. Për gjetjen e trupit të tij u angazhuan polumbarët e Forcave të Armatosura si dhe një helikopter Cougar që monitoronte nga ajri mbi lumin Mat.
Djali i Bardhit u shpreh pas ngjarjes së rëndë se të atin e kishte marrë rryma e ardhur nga HEC-i i Respit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës së 4 shkurtit, në fshatin Ndër Fan. Që prej asaj dite, familjarët e të ndjerit nuk kanë gjetur paqe dhe për asnjë moment nuk i ndalën kërkimet për gjetjen e trupit të tij./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





