






Ka nisur shumë ëmbël Shën Valentini në rrjetet sociale. Personazhet publikë janë duke surprizuar partnerët e tyre jo vetëm nëpërmjet dhuratave, por edhe nëpërmjet fjalëve të ndjera, njësoj siç ka bërë Bes Kallaku për të dashurën e tij të zemrës, Xhensilën.
“Zot, bekoje buzëqeshjen e asaj që më mendon, që më ka dhënë gjithë besimin e së ardhmes, që ecën përkrah me mua duke i dhënë njëri tjetrit ndihmë dhe model. Të lutem Zot…” ka qenë urimi i Besit në Instagram përbri një fotografie shumë të bukur të të dyve.
Një tjetër çift është edhe Nora Istrefi me Robert Berishën, ku ky i fundit nuk ka nguruar që t’i dedikojë disa fjalë zemre bashkëshortes së tij, përmes një poezie të shkurtër në gjuhën angleze.
“As zogjtë në qiell, as peshqit në det, s’munden asnjëherë ta shpjegojnë sa e rëndësishme je për mua”, ka shkruar Roberti.
Një tjetër urim i bukur vjen edhe nga futbollisti shqiptar Granit Xhaka, i cili për një kohë të shkurtër arriti që të njihet nga e gjithë bota, veçanërisht pas nënshkrimit e kontratës si mesfushor, me klubin e futbollit Arsenal.
Ai së fundmi i ka uruar festën e dashurisë, Shën Valentinin të fejuarës së tij Leonita Lekaj. Graniti në rrjetin social Instagram ka publikuar një fotografi me dashurinë e tij në të cilën ka shkruar, “Happy Valentines Bebbilino”.
Një tjetër çift i dashur për shqiptarët janë edhe Sinani dhe Andra, të cilët kanë postuar foto nga Santorini, ku të dy duken më të dashuruar se asnjëherë më parë. Krahas fotove të postuar ata kanë shtuar edhe dedikimet e tyre.
“Të dua çdo ditë jo vetëm për Shën Valentin”, shkruan Sinani. “Gëzuar Shën Valentinin zemra ime”, ka shkruan Andrra./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





