Transmetuar më 14-02-2017, 11:23

Skafisti i tragjedisë së 9 janarit në Otranto, Elton Tafili është ekstraduar nga drejtësia italiane për të vuajtur dënimin në Shqipëri me 20 vite burg.

Elton Tafili është shpallur fajtor nga Gjykata e Vlorës në Shqipëri dhe u dënua me 20 vite burg për tragjedinë, pasi nga përmbysja e gomones në 9 janar të vitit 2004 në Otranto humbën jetën 35 persona, shtatë prej të cilëve nuk i’u gjetën as trupat.

Elton Tafili ishte shpallur në kërkim pas vendimit të gjykatës, ndërsa u arrestua vitin e kaluar në Milano, ndërsa dje është ekstraduar drejt Shqipërisë nga Italia.

38 vjeçari, Tafili ka mundur ti fshihet për 10 vjet Interpolit duke u pajisur me dokumente të falsifikuara greke, deri më 13 prill të vitit të kaluar kur u prangos nga policia italiane në Milano gjatë një kontrolli rutinë./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd