Transmetuar më 13-02-2017, 16:16

Ermira Arapi nuk ishte shtatzënë, kështu konfirmoi sot ekspertiza ligjore. 

Gruaja nga Fieri e vrarë dy ditë më parë nga Drini Derveni i është nënshtruar pas krimin ekspertizës mjeko-ligjore dhe nga analizat e bëra ka rezultuar se ndryshe nga sa u raportua më herët, ajo nuk mbante fëmijë në bark, shkruan “Panorama”.

Ekspertët hetimorë thanë pas ngjarjes se nga shenjat që kishin vërejtur në trupin e Ermirës kishin krijuar dyshime se ajo mund të ishte në pritje të një fëmije. Por përgjigja e ekspertizës që ka mbërritur sot në Fier, ka konfirmuar të kundërtën.

Sipas hetimeve të bëra në vendin e ngjarjes rezultoi se 32-vjeçari Drini Derveni nga Fieri, ka qëlluar me plumb në kokë të dashurën Ermira Arapi nga Lushnja.

Nga ana tjetër po me plumb në kokë ka vrarë dhe veten dhe në dorë i është gjetur dhe pistoleta e tipit TT. Ata ishin të dy të martuar me persona të tjerë, madje edhe prindër me fëmijë.

Derveni është baba i një fëmije, kurse Arapi nënë e dy fëmijëve. Ajo kishte kohë që jetonte vetëm me fëmijët, pasi bashkëshortin e kishte ne emigracion.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd