
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg ish-drejtorin e Burgut të Durrësit, Astrit Koten, që akuzohet për lirimin e Lulzim Berishës. Kote kishte bërë kërkesë për t’u hetuar në gjendje të lirë, por gjykata nuk ia ka pranuar kërkesën dhe e ka lënë në qeli.
Nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit, rezultoi se Drejtori i Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (burgut) de juristi i këtij institucioni (i shpallur në kërkim), kanë llogaritur në mënyrë të kundërligjshme kohën e qëndrimit në burgim të të dënuarit Lulzim Berisha.
Në bazë të shqyrtimit të dosjeve përkatëse të burgut të Durrësit, Prokuroria ka arritur në konkluzionin se të dënuarit Lulzim Berisha i duhej të kryente edhe të paktën 2 vjet e 7 muaj burg para se të përfitonte nga parashikimet ligjore për lirimin me kusht.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





