




Elvana Gjata arriti të shkëlqente dje në tapetin e kuq të çmimeve Grammy, duke marrë vëmendjen e të gjitha mediave.
Prestigjiozja braziliane globo.com e renditi pamjen e këngëtares shqiptare midis atyre më ekzotike dhe që arritën të tërhiqnin vëmendjen.
Ndërkohë që amerikania E!shkon më tej duke thënë se Elvana është duke bërë pikërisht atë që dëshironin: e papritur, e çuditshme, ndoshta dhe pak kundra rrymës, por asnjëherë e parashikueshme.
Këngëtarja shqiptare ishte ftuar nga bashkëpunëtorët e saj, të cilët ishin pjesë e të nominuarve, midis tyre dhe producenti i Justin Bieber, Poo Bear.
Edhe pse ishte në debutimin e saj të parë në një tapet kaq të rëndësishëm, Elvana u dallua menjëherë për shkak të veshjes së saj, në fustanin golf të stilistit libanez të modës së lartë, Nicolas Jebran dhe e lyer nga make up artisti i Kylie Jenner, Samuel.
Duket se përzgjedhja e saj nuk është aspak e rastësishme. Në mënyrën e saj origjinale dhe të pazakontë ajo arriti të merrte vëmendjen që i duhej për tu komentuar nga mediat më të rëndësishme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





