Transmetuar më 13-02-2017, 08:18

Këngëtarja britanike, Adele, fitoi pesë çmime Grammy, që i akordon industria muzikore e Shteteve të Bashkuara.

Adele, mes tjerash, fitoi çmimin e vitit për këngën Hello dhe një çmim për albumin e titulluar “25”.

Ceremonia e 59-të e çmimeve Grammy është mbajtur të dielën mbrëma në Los Angeles.

Këngëtari i ndjerë i rock-ut, David Bowie, po ashtu fitoi pesë çmime.

Kënga e tij Blackstar mori çmimin e rocku-t më të mirë.

Bowie ka vdekur nga kanceri në janar të vitit 2016.