


Të gjithë kemi data të rëndësishme në jetën tonë të cilat i ruajmë me fanatizëm. E tillë ka qenë dita e sotme edhe për aktorin e njohur dhe moderatorin e “Fiks Fare”.
Devis Muka, sot në 12 shkurt feston 6-vjetorin e lidhjes së tij të dashurisë me partneren dhe nënën e vajzës së tij, Nertila.
Moderatori ka postuar në Instagram një foto me partneren dhe shkruan “6 vjet bashkë”, duke e shoqëruar këtë edhe me disa zemra.
Këtë ditë speciale, çifti ka vendosur ta festojë jashtë Shqipërisë. Fotoja e Devisit dhe Nertilës është shkrepur pranë Koloseut në Romë, teksa çifti është duke dhënë një puthje shumë pasionante.
Një përvjetor në Romë është diçka e veçantë, madje mund të themi se ka për të mbetur një ndër gjërat më të bukura në kujtimet e çiftit.
Devis dhe Nertila, janë prindër të një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Negin. Kur Negin erdhi në jetë babai i saj Devis i ka bërë një premtim, që do e bëjë botën të bukur veç për të. Një premtim i bukur ky nga një baba për vajzën e tij./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





