Transmetuar më 12-02-2017, 15:42

Tiranë, 12 shkurt 2017, NOA.al- Ndërsa prej kohësh flitet për krisje në koalicionin mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se ai është mbyllur.

“Ende asnjë gram farë hashashi nuk është kapur! Do kemi mbjellje të mbara këtë vit zgjedhor! Koalicioni me hashashin është i mbyllur!”, shkruan Manjani në Twitter.

Ylli Manjani u shkarkua si ministër i Drejtësisë pak ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama, ndaj të cilit lëshoi një sërë akuzash.

Vendin e tij në ministri e zuri Petrit Vasili, i cili ishte kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd