Transmetuar më 12-02-2017, 15:30

Torino, 12 shkurt 2017, NOA.al- Një tragjedi familjare ka ndodhur ditën e sotme në Torino të Italisë, ku një grua shqiptare plagosi me thikë djalin e saj 7 vjeç dhe më pas u hodh nga ballkoni i shtëpisë, duke i dhënë fund jetës.

Në shtëpi në momentin e tragjedisë ndodhej edhe burri dhe fëmija tjetër i çiftit.

Fqinjët e gruas 34- vjeçare, Elida Zero, thonë se familja kishte probleme.

Gruaja prej pak ditësh ishte kthyer në Torino, pasi kishte qenë me të birin në Marsejë, te një motra e saj.

“Thërriste ‘do hidhem, do hidhem’, por askujt nuk i’a mori mendja”, thotë një fqinje e së ndjerës.

Ndërkohë djali i saj ndodhet në spital, me plagë në kraharor, bark dhe në duar.

Gjendja e tij cilësohet e rëndë, por jo në rrezik për jetën. Ndërkohë, mësohet se çifti kishte probleme, pasi burri i kishte kërkuar divorcin 34- vjeçares.

Pas kërkesës për divorc, në polici ishin bërë disa denoncime nga të dyja palët, ku më i fundit ishte nga partnerja e re e burrit italian, i cili akuzonte Elidën për përndjekje.

Gruaja ndiqej nga shërbimet sociale për shkak të depresionit kronik./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd