
Një zë i butë dhe një brishtësi prekëse. Leah, është një vogëlushe amerikane 4- vjeçare, e cila ka prekur zemrat e shumë njerëzve, për shkak se është e prekur nga një sëmundje e rëndë.
Ajo ka bërë dy transplante në palcën e kurrizit, duke qëndruar për plot një vit në spital. Por vogëlushja, përveç sëmundjes, ka pasur edhe komplikime të tjera shëndetësore, prej të cilave nuk ka mundur të dalë nga spitali i Tracy, në California (SHBA), vend ku dhe jeton.
Leah është një luftëtare e vërtetë dhe këtë gjë e tregon vetë nëna e saj, e cila ka krijuar një faqe në Facebook për të ndihmuar të bijën, shkruan noa.al. Së fundmi ajo e ka filmuar atë teksa këndon e kërcen nga dhoma e spitalit, pamje të cilat po bëjnë xhiron e botës./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





