Transmetuar më 11-02-2017, 16:08

Elbasan, 11 shkurt 2017, NOA.al- Një i burgosur i dënuar me 21 vite burg për vrasje, ka gjetur vdekjen në burgun e Peqinit.
Bëhet fjalë për 51- vjeçarin Blerim Xheja, nga Elbasani, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Më konkretisht mësohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak mëngjesin e së enjtes në qelinë e tij. Pavarësisht ndihmës së dhënë, Xheja nuk ka mundur të mbijetojë.
Mësohet se të ndjerit i kishin ngelur edhe rreth 6 vite burg për të shlyer./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





