Transmetuar më 11-02-2017, 12:40

Nëndrejtoresha e shkollës 9- vjeçare “Gjon Buzuku” në Tiranë, është paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", pasi kishte marrë mbidozë ilaçesh.

Pas ndërhyrjes së mjekëve, mësohet se gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar, duke mos rrezikuar jetën.

Shkak për këtë dyshohet të jetë bërë pezullimi i saj nga ana e Drejtorisë Arsimore Rajonale.

Bashkë me të është shkarkuar edhe drejtoresha e shkollës, Anila Muka, pasi kishte paguar një mësues që ndodhet jashtë vendit, orët e të cilit zëvendësohen nga nëndrejtoresha me iniciale D.S. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd