



Një ditë më parë aktori i mirënjohur i humorit Bes Kallaku përmes një postimi në Instagram rrëfeu se një ëndërr e tij ishte kthyer në realitet.
Siç e bëri vetë të ditur Besi ai prej katër muajsh ka qenë duke dhënë shfaqje në skenat italine në një nga showt më të njohur në shtetin fqinj “Zelig”.
Sigurisht kjo ka qenë një ëndërr e realizuar për të dhe nuk kishte si të mungonte edhe një koment nga ana e partneres së tij, Xhensila Myrtezaj.
“Krenare jam për ty dashuri. Përveç përkushtimit të ëndrrës tënde, je përkushtuar në maksimum edhe për të ndërtuar ëndrrat e të tjerëve. Zoti ta ka sjellë ashtu siç ke zemrën. Suksese zemra ime, krahë teje gjithmonë”, shkruan Xhensila.
Aktori humorit Bes Kallaku duket se është duke ecur me hapa të sigurt sa i përket arritjeve të tij në karrierë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





