
Nëse nuk keni dëshmuar ndonjëherë eklipsin e Hënës, do të keni mundësinë këtë fundjavë. Mbrëmjen e sotme eklipsi do të ndodhë në një hënë të plotë dhe do të jetë e dukshme në Amerikën e Veriut, Europë, Afrikë dhe Azi.
Eklipsi hënor ndodh kur Hëna e plotë, Toka dhe Dielli janë të pozicionuara në të njëjtën linjë dhe në këtë mënyrë Hëna do të kalojë përmes hijes së Tokës.
Duke qenë se ky eklips do të ndodhë nën shenjën e Luanit, do t’i ofrojë kësaj shenje disa përparësi.
Nëse personat e shenjës së Luanit do të dinë t’i përdorin me zgjuarsi dhe energji pozitive, çdo gjë do të shkojë mirë për ta.
1. Përfaqëson fillime të reja
Kjo është periudha e mundësive dhe ndërmarrja e iniciativave të reja. Shfrytëzojeni!
2. Mund të sjellë një motivim tjetër për jetën tuaj
Shumë prej jush do të përjetojnë një ndryshim në karakter me eklipsin hënor. Të tjerë do të gjejnë një qëllim për të motivuar vetveten.
3. Luani e bën eklipsin hënor më të fuqishëm
Kjo shenjë njihet për zjarrin, pasionin dhe dominimin si dhe ka demonstruar shpeshherë aftësitë e saj në lidership. Sipas intv.al, kur të gjitha këto karakteristika kombinohen së bashku me një qëllim dhe motivim të ri provon një ndryshim në jetën e shumë njerëzve.
4. Do t’ju ndihmojë të gjeni paqen shpirtërore
Pas eklipsit të Hënës do të filloni të ndjeni shumë ndryshime. Mund të kuptoni se nuk ju intereson më çfarë thonë të tjerët për ju. Kjo energji do të ndikojë në perspektivat tuaja. Besoni tek vetvetja.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





