
Korçë, 10 shkurt 2017, NOA.al- Babë e bir në Korçë, tentojnë të vrasin një person. Ilo Vangjeli 53 vjeç dhe djali i tij Jonel Vangjeli 29 vjeç në bashkëpunim mes tyre, gjatë një konflikti, kanë tentuar të vrasin me sende të mprehta një person.
Pasditen e djeshme, ata dyshohet se, në lagjen nr 8 në Korçë, kanë goditur me sende të mprehta, në trup dhe kokë 50- vjeçarin V.M., 50 vjeç, banues në Korçë, me të cilin kanë pasur një rrobaqepësi.
I dëmtuari ndodhet aktualisht në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy familjarët u vunë në prangat e policisë.
Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet ndërsa dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas pretendimeve për një borxh. Ndërkohë materialet i’u referuan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





