Transmetuar më 10-02-2017, 09:34

Këngëtarja Adelina Tahiri duhet të ndihet vërtetë e përkëdhelur. Ditën e djeshme ajo ka zbuluar për ndjekësit në rrjetet sociale një dhuratë mjaft të shtrenjtë nga ato me shumë zero mbrapa.

Bëhet fjalë për një makinë Porche Cayenne, e cila i kalon 50 mijë eurot. Ajo ka publikuar fotografitë duke shkruar, “Vogëlushja ime e re është gati!”

Nuk dihet se kush i’a ka bërë dhuratën e shtrenjtë Adelinës, por duhet thënë se duhet të jetë dikush që e vlerëson shumë.

Pak ditë më parë këngëtarja nga Shkupi u aksidentuar teksa bënte ski, duke dëmtuar njërën këmbë dhe makina duket se është dhuratë pas kësaj ngjarje./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd