
Çifti i famshëm George Clooney dhe bashkëshortja e tij, Amal po presin të bëhen prindër të binjakëve. Ky lajm tashmë është zyrtar dhe është konfirmuar.
Lajmi është konfirmuar nga Julie Chen, e cila bëri njoftimin në emisionin e saj gjatë të enjtes, pas konfirmim të lajmit nga aktori 55 vjeçar.
Beyonce nuk është e vetmja superstare që pret binjakë, ka thënë Chen, 47 vjeç gjatë emisionit të saj në CBS. Edhe çifti i famshëm George dhe Amal Clooney do të bëhen prindër të binjakëve në qershor.
“Kur George dhe Amal e kanë kuptuar se po presin binjakë ishin të surprizuar, por edhe pak të frikësuar sepse të dy kanë besuar se një fëmijë është mjaftueshëm.
Por, lajmi se ata do të bëhen prindër të një vajze dhe të një djali janë gëzuar pa masë”, ka thënë një burim i afërt me çiftin./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





