








Qeni i quajtur Wesley u birësua nga një familje që zotëron një spital veterinar në Miçigan.
Wesley është rikthyer në një fenomen në internet sepse ai përdor tela dhëmbësh për t’i drejtuar ato.
Ata e morën në shtëpinë e tyre, vitin e kaluar dhe vunë re se duke u rritur ai shfaqi probleme me dhëmbët.
Pronarja e tij, Molly tregon se dhëmbët e tij filluan të dilnin në mënyrë të çrregullt dhe qeni nuk mund të mbyllte dot gojën dhe kjo i sillte shqetësim pasi ai filloi të binte edhe në peshë dhe nuk luante dot si më parë.
Për shkak se qeni kishte dhimbje ata u detyruan ti vendosnin tela dhëmbësh, të cilat atij iu desh t’i mbante për një javë derisa ti drejtoheshin dhëmbët./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





