Transmetuar më 09-02-2017, 21:17

Një argjendari ka rënë pre e grabitjes pasditen e sotme në qendër të qytetit të Sarandës, ndërsa një person i dyshuar si autori i vjedhjes ka përfunduar në pranga.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në lagjen nr.1 Sarandë, ku një person ka shqyer portën e një dyqani argjendarie me levë, ka vjedhur disa bizhuteri dhe më pas është larguar me një automjet tip Benz.

Menjëherë, pas marrjes së njoftimit policia i është vënë në ndjekje autorit dhe ka bërë të mundur kapjen e tij (në tentativë për të ikur), si dhe arrestimin e Nikolin Beka, 34 vjeç, banues në Sarandë.

Burime nga policia bëjnë me dije se autori ka përfituar gjatë kohës që në argjendari nuk kishte njeri, pasi pronari M.P., dhe punonjësit po bënin pushimin e drekës.

Hetimet bëjnë të ditur se grabitësit përpara aktit kriminal, kanë studiuar më parë terrenin, pasi sistemi i alarmit në argjendari ishte jashtë funksionit. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd