


Moderatori i njohur i “The Voice of Albania”, Ledion Liço ka publikuar në rrjetet sociale një tavolinë të mbushur me kutia ëmbëlsirash.
Siç duket edhe nga fotoja ëmbëlsirat duken mjaft të shijshme, ndërsa Ledioni e ka shoqëruar edhe me një mbishkrim. “Këngët e mia e dinë se çfarë ke bërë ti në errësirë”-shkruan ai përkrah fotos.
Por nuk ka vonuar në këtë foto edhe komenti i partneres së tij Sara Hoxhës, e cila i shkruan: “Duket se procesi i rënies në peshë po ecën shumë mirë”.
Çifti i ri Ledioni dhe Sra Hoxha vetëm pak kohë më parë janë bërë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vogëlushit të tyre London Noor./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





