Transmetuar më 09-02-2017, 18:05

Një puthje e cila i ka kushtuar jetën një të riu. Somnath Mhatre, 21 vjeç nga Navi Mumbai, Indi, humbi jetën, pas pesë ditësh në agoni pasi u kafshua nga një gjarpër, pasi e puthi atë.

Ai bëri shfaqjen me gjarprin helmues në skenë duke e puthur në kokë atë, por ai e pickoi në pjesën e gjoksit. I riu vdiq në spital më 2 shkurt. Mhatre, një aktivist i kafshëve të egra, ka shpëtuar në të kaluarën më shumë se 100 gjarpërinj.

Rreth 30 persona kanë humbur jetën kohët e fundit në përpjekje për të bërë fotografi me gjarpërinj helmues përballë turistëve. Fotografitë e Mhatre duke u përpjekur për të puthur gjarprin janë bërë virale në internet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd