Transmetuar më 09-02-2017, 09:21

Krujë, 9 shkurt 2017, NOA.al- Kanoset me jetë një prokuror në ambientet e Gjykatës së Krujës.

I dyshuari për ngjarjen është Nazmi Çangu 56 vjeç, banues në Verjon të Krujë, i cili ka kanosur prokurorin për shkak të një çështje që po hetohej prej tij. Prokurori kishte kërkuar ndaj djalit të të dyshuarit dënimin me 8 vite burg pasi i riu ishte kapur me kanabis, çka ka sjellë revoltën e 56- vjeçarit.

Çangu akuzohet se ditën e djeshme rreth orës 10: 30, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, ka kanosur me fjalë 41- vjeçarin Bujar Memia, banues në Tiranë, me profesion Prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Çangut, i’u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 76 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

56- vjeçari u arrestua nga policia pas ngjarjes, ndërsa në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Krujës për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd