












Lule dhe flutura të bëra tatuazh sipër shenjave të lëna nga dhuna në familje, në tentativë për të harruar traumat e lidhjeve me partnerët e dhunshëm.
Është ky projekti i Yevgeniya Zakhar, një artiste ruse, e cila pasi mësoi për një shërbim të tillë, organizoi bashkë me një koleg në Brazil shërbime falas për femrat e abuzuara, që kanë shenja dhune në trup.
Ky lajmërim i bërë online, ngjalli një valë të madhe kërkesash.
“Nuk e prisja këtë interes, kisha nga dy deri në katër kliente në ditë. Është e frikshme të shohësh ato shenja dhe të dëgjosh historitë e tyre”, thotë Zakhar.
Në Rusi dhuna në familje është një problem shumë i ndjeshëm dhe sipas policisë 40% e rasteve ndodh brenda mureve të shtëpisë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





