
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili mori pjesë këtë të mërkurë në tryezën e konsultimit publik mbi projektligjin për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.
Në fjalën e tij, ministri Vasili prezantoi ndryshimet e propozuara në këtë ligj nga Ministria e Drejtësisë, duke u ndalur në disa elementë të rëndësishëm.
“Një nga elementët kryesorë ku kemi menduar se duhet të përqendrohemi është përkufizimi i termit “dyshim i arsyeshëm”. Sa më afër një përkufizimi të qartë e pa evazivitete të jemi, aq më e vogël është mundësia për interpretime evazive në gjykata e më gjerë, ku evaziviteti mund të jetë baraz me mundësinë për korrupsion”, deklaroi Vasili.
Ai theksoi se, çdo nismë e ndërmarrë në këtë drejtim duhet të çojë drejt një përkufizimi sa më preçiz, në mënyrë që të arrihet tek ajo që qytetarët duan.
Një propozim tjetër i bërë nga ministri ishte edhe garantimi i përdorimit të mjeteve audiovizive në Kodin e Procedurës Civile.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





