



Madonna ka zgjeruar familjen e saj duke iu uruar mirëseardhjen në familje të dy vajzave binjake 4 vjeçare nga Malavi.
Këngëtares 58 vjeçare i është dhënë një urdhër miratimi nga Gjykata e Lartë për birësimin e binjakeve Ester dhe Stella.
Mbretëresha e Pop-it është dalluar shpesh për veprimet e saj bamirëse në Afrikën e jugut në vitin 2006, atëherë kur adoptoi dy fëmijët Malawian, David-in në vitin 2006 dhe Mercy James në vitin 2009.
Binjakët janë duke u adoptuar nga Shtëpia e Shpresës jetimore në Mchinji, në afërsi të kufirit perëndimor me Zambia, ku dikur jetonte David Banda.
Kur Madonna adopotoi Marcyn në vitin 2009 premtoi se vajza nuk do ta harronte kurrë trashëgiminë e saj afrikane, por në të vërtetë nuk e kishte sjellë kurrë në vendin e saj që në ditën kur u adoptua. Urojmë që këngëtarja të mos bëjë të njëjtën gjë edhe me dy binjaket.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





