
Lushnje, 8 shkurt 2017, NOA.al- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Lushnje, ku një grua i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati.
Rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnje, është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit dhe ka gjetur vdekjen 35- vjeçarja Arvenola Haxho.
Burime nga policia i thanë Noa.al, se viktima ishte e pamartuar dhe jetonte me prindërit.
Të njëjtat burime konfirmojnë se viktima vuante nga epilepsia dhe krizat e vazhdueshme të sëmundjes mendohet se janë bërë shkak për fundin fatal.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se e reja është hedhur nga dritarja e dhomës së saj, ku prej disa kohësh rrinte e mënjanuar.
Gjithsesi nuk dihen ende rrethanat e plota të kësaj ngjarje, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e tyre./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





