Transmetuar më 08-02-2017, 07:59

Fotografia e një fëmije të ulur në varrin e vëllait të tij binjak ka prekur zemrat e shumë njerëzve në gjithë botën.

Walker Myrick ishte 5 vjeç, kur u fotografua në varreza, ku kishte vizituar vëllanë e tij binjak ditën e parë të shkollës, i cili lindi i vdekur.

Ata nuk u njohën kurrë, por lidhja mes tyre duket se i kalon kufijtë mes jetës dhe vdekjes.

“Sapo kishte nisur klasën e parë dhe e gjeta kështu”, tregon nëna e tij Brooke për “Mirror”.

Gruaja thotë se edhe tashmë që është 9 vjeç, shkon vazhdimisht te varri i vëllait dhe flet me të.

Vogëlushi lindi i vdekur, për shkak të një sëmundje që prek binjakët identikë që ndajnë të njëjtën plançetë, shkruan noa.al. Në një situatë të tillë njëri binjak furnizohet me më shumë me gjak, e tjetri jo. Në raste të rralla, kjo situatë mund të rezultojë vdekjeprurëse për të dy fetueset./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd