Transmetuar më 08-02-2017, 00:44

Ajo njihet si Hazall për shqiptarët me rolin e saj në serialin turk “Fate të Kryqëzuara”.

Aktorja Alina Boz i është bashkuar një iniciative shumë të rëndësishme, pasi ka të bëjë me ndaljen e dhunës ndaj femrave.

Në disa imazhe të publikuara, fytyra e saj shihet me shenja rrahjeje që natyrisht janë të grimuara.

Përmes sloganit “Jo dhunë ndaj grave” aktorja po përpiqet të ndërgjegjësojë njerëzit se dhuna nuk është zgjidhje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd