Transmetuar më 07-02-2017, 18:36

Tiranë, 7 shkurt 2017, NOA.al- Këshilli i Lartë i Drejtësisë jep urdhër për të filluar hetimi disiplinor ndaj veprimtarisë gjyqësore të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan, Pajtime Fetahu.

Urdhri i hetimit vjen pasi pak ditë më parë, emisioni “Stop” në ekranin e TV Klan solli atë që e cilësoi skandalin e radhës me gjyqtarë dhe prokurorë.

Gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, sipas raportimit të këtij emisioni, me 2000 euro merr përsipër të nxjerrë me minimumin e dënimit, personin në paraburgim Kristjan Leka.

Sipas KLD, dyshohet se gjyqtarja ka dhënë vendime në këmbim të parave, duke diskretituar figurën e gjyqtarit./a.y/noa.al

 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd