Transmetuar më 07-02-2017, 18:26








Këngëtarja dhe ish- Missi Zajmina Vasjari, është njohur prej vitesh për guximin e saj në ekspozimin e hireve trupore.
Së fundmi ajo ka realizuar një shërbim fotografik vërtetë provokues, për të reklamuar një linjë të brendshme dhe këpucësh.
E veshur me të brendshme të zeza dhe çizme rrjetë deri sipër gjurit, Zajmina duket mjaft e nxehtë, ku hapja e pelerinës së mëndafshtë që mban hedhur tregon të brendshmet e saj.
“E lumtur të ndajë me ju një pjesë nga koleksioni i ri i të brendshmeve dhe këpucëve”, shkruan Zajmina, e cila prej disa kohësh ka hapur një dyqan të sajin./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





