Transmetuar më 07-02-2017, 16:38

Tiranë, 7 shkurt 2017, NOA.al- Për afro një orë ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka pritur në një takim, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu.

Takimi mes tyre u mbajt pasditen e sotme në Ministrinë e Drejtësisë dhe vjen pak ditë pas betimit të Vasilit si ministër.

Paraprakisht mendohet se në fokus të tij ka qenë avancimi i reformës në drejtësi. Petrit Vasili zuri vendin e Ylli Manjanit, i cili u shkarkua javën e kaluar nga Kryeministri Edi Rama./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd