




Modena, 7 shkurt 2017, NOA.al- Një përplasje tragjike në Itali, mes një furgoni dhe një makine, një Bmw e drejtuar nga një 25- vjeçar rumun, ndërkohë që binte shi i mori jetën një të riu shqiptar.
Si pasojë e aksidentit gjeti vdekjen 21- vjeçari shqiptar, Ermir Blushaj, me banim në San Polo di Torrile. Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 15.00 në zonën e Carpi, provincë e Modena, ku i riu i cili ishte student, kishte nisur të punonte në kompaninë e transporteve të drejtuar nga i ati.
Ishte duke bërë një dërgesë në momentin që ndodhi gjithçka. Nuk dihet ende dinamika e aksidentit, ndërkohë që të dy drejtuesit e mjeteve u nxorën nga llamarinat dhe u dërguan në spital.
Por 21- vjeçari nuk u mbijetoi dot plagëve duke ndërruar jetë natën mes të hënës dhe të martës në spital.
Ermiri, siç raporton noa.al në vitin 2010 kishte marrë shtetësinë italiane, ndërsa jetonte me prindërit dhe vëllanë më të madh me emrin Ahmet./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





