Transmetuar më 07-02-2017, 14:36

Tiranë, 7 shkurt 2017, NOA.al- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, u heq mandatet gjashtë këshilltarëve bashkiakë.

Ky vendim vjen pak kohë pas ndërprerjes së mandatit të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimi dhe heqjes së mandateve të dy deputetëve, Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami.

Vendimi u mor në mbledhjen e ditës së sotme, ku u vendos ndërprerja e mandatit, për Gani Hida, anëtar i këshillit bashkiak Elbasan, Muharrem Shkjau anëtar i këshillit bashkiak Shkodër, Tomor Prrenjasi anëtar i këshillit bashkiak Maliq, Zija Mema anëtar i këshillit bashkiak Rrogozhinë, Robert Dejani anëtar i këshillit bashkiak Malësi e Madhe, Rrok Rroku anëtar i këshillit bashkiak Lezhë.

Ndërkohë KQZ shty për një mbledhje tjetër, vendimin për këshilltarin bashkiak të Pukës, Bibë Kolaj. 

Njoftimi i KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:

“Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të funksionareve publikë anëtar në këshillat bashkiak, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ vendosi të shpallë pavlefshmërinë e mandatit dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit për:

-Anëtarin e Këshillit të Bashkisë Elbasan, z. Gani Hida,

– Anëtarin e Këshillit të Bashkisë Malësi e Madhe, z. Robert Dajani,

– Anëtarin e Këshillit të Bashkisë Lezhë, z. Rrok Rroku,

– Anëtarin e Këshillit të Bashkisë Rrogozhinë, z. Zija Mema,

5.Anëtarin e Këshillit të Bashkisë Shkodër, z. Muharrem Shkjau,

– Anëtarin e Këshillit të Bashkisë Maliq, z. Tomor Prenjasi.

KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes, për anëtarin e Këshillit të Bashkisë Pukë, z. Bibe Kolaj, për të kërkuar informacion të detajuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

  “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumëemërore për këshillat bashkiak në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore; Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, z. Ilir Xhakoni dhe Bashkia Berat, Qarku Berat, z. Nexhip Shahu.

 “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë “Lista e Barabartë”, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18.06.2017”. KQZ vendosi regjistrimin e partisë “Lista e Barabartë”, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e datës 18.06.2017.

Gjithashtu, KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për projektvendimin “Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 Qershor 2017”. ​/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd