Transmetuar më 07-02-2017, 13:42







Prezantuesi Ledion Liço dhe partnerja e tij Sara Hoxha, janë nisur për disa ditë pushimesh bashkë me djalin e tyre London Noor.
Ka qenë Ledioni ai që ka publikuar një fotografi në Instagram, ku Sara shihet me të voglin në krahë, e ulur në avion.
“Sa larg, sa mirë”, shkruan Ledioni si diçiturë të fotografisë. Me sa duket familja e re, po udhëton për të parën herë së bashku me të sapolindurin, për të kaluar disa ditë pushimesh.
Sara Hoxha, solli në jetë më 13 dhjetor djalin e saj si fryt i lidhjes me prezantuesin Ledion Liço./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





