Transmetuar më 07-02-2017, 11:14

Një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Kavajë pas një konflikti të çastit me një tjetër person.
Autori i dyshuar u identifikua dhe u arrestua brenda 15 minutave nga forcat e policisë. Ai është Eduart Kollçaku 34 vjeç, të cilit iu sekuestrua arma pistoletë model TT dhe 3 fishekë.
Ndërkohë, i plagosuri A.K 30 vjeç u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Efektivët e komisariatit të Kavajës dhe grupi hetimor janë duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





