
Një djalë i ri në Vlorë ka përfunduar në qelinë e paraburgimit, pasi i është sulur të atit duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.
Burime nga policia bëjnë me dije se është bërë arrestimi në flagrancë i Fuat Dalipaj, 23 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka goditur me grushta dhe e ka kanosur me fjalë babain e tij, shtetasin S.Dalipaj, 54 vjeç, duke bërë që ky i fundit ta denoncojë në polici.
Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një debati me fjalë për motive të dobëta ku i riu ka humbur kontrollin dhe është lëshuar egërsisht ndaj babait.
Sipas dëshmisë të 54 vjeçarit, djali ishte natyrë problematike dhe dhuna ndaj tij ishte e përsëritur, kjo e kishte detyruar atë që të bënte edhe denoncimin ndaj të birit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale "Dhunë në familje"./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





