
Një automjet tip fuoristradë me 5 persona brenda ka mbetur i bllokuar pasi ka tentuar të kalojë përroin e Holtës në Gramsh nga njëra anë në tjetrën. Por ujërat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur mjetin duke e bllokuar lëvizjen e tij.
Për fat mjeti nuk është përmbysur pasi mund të kishte shkaktuar një tragjedi. Të 5 banorët e fshatit janë hedhur në përrua dhe kanë dalë në anën tjetër të tij.
Në ndihmë të mjetit ka mbërritur një zetor i fshatit i cili e ka nxjerrë fuoristradën në breg.
Në mungesë të urave dhe në pamundësi për të gjetur zgjidhje, shpesh shoferët guxojnë të kalojnë përrenjtë me mjete të tilla duke rrezikuar veten dhe të tjerët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





