Transmetuar më 06-02-2017, 17:59

Ka dështuar edhe këtë të hënë seanca në Komisionin Hetimor për privatizimin e CEZ me dëshmitarin Shkëlzen Berisha. 

Seanca nisi me debate të ashpra, pasi zoti Berisha nuk bëri betimin, e cila i kërkohej vazhdimisht nga kryetari i Komisionit Hetimor Taulant Balla.

Shkëlzeni ka debatuar me Taulant Ballën duke pyetur në nisje se kush e drejtonte komisionin, ndërsa e quajti "të dënuar". Ky i fundit tha se këtë komision e drejtonte ai dhe se fillimisht duhej të betohej që të dëshmonte.

Shkëlzen Berisha: Kush e drejton seancën, ju apo i dënuari. Zoti i dënuar kam një kërkesë paraprake.

Balla: Je mësuar ti tëe ndryshosh gjyqtarin. Na thuaj gjeneralitete, se ndryshe nuk kemi si të marrim deklaratën tënde, o zoti jurist.

Ulsi Manja i kërkon të betohet dhe i jep fjalën.

Shkëlzen Berisha: Zoti Manja kush është drejtuesi i seancës, ju apo i dënuari?

Balla: Që ta mësoni njëherë e mirë këtë komision e drejtoj unë. Ka mbaruar koha kur t’i e zgjidhje vetë gjyqtarin e prokurorin. Kjo ka marrë fund me reformën në drejtësi.

Deputeti i PD, Arben Ristani i kërkoi dorëheqjen Ballës sepse është në konflikt interesi me Shkëlzen Berishën. “Ju kemi bërë me dije që është një konflikt i pastër interesi mes jush dhe dëshmitarit. Ligji e ndalon një gjë të tillë. Ky komision nuk merr të pandehur.

Ke një vendim gjyqësor të marrë kundër teje si kryetar komision, jeni dënuar për shpifje ndaj dëshmitarit, i keni borxh dëshmitarit, jeni në kushte kur nuk i keni paguar paratë dhe po përdorni këtë komision për tu hakmarrë. Jeni në konflikt të pastër interesi dhe nuk pranoni të hiqni dorë nga drejtimi i këtij komisioni. Që ta marrim dëshminë duhet të jepni dorëheqje”, u shpreh Ristani.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd